Publikuar më 28 Мај, 2019 në Lajme, Lajme
Kualifikimet për EURO 2020, Grupi G
7 qershor 2019, ora 20:45
Arena nacionale „Todor Proeski“
Biletat me çmim prej 150 denarë: https://mktickets.mk/event/makedonija-polska/
Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 7 dhe 10 qershor vazhdon eliminatoret për kualifikim në EURO 2020. Favoritët e grupit, Polonia dhe Austria vijnë në Shkup.
Ekipi përfaqësues ka nisur pjesën e parë të përgatitjeve pa kapitenin Goran Pandev, angazhime me klubin ende kanë portierët Shishkovski e Iliev, ndërsa Ademi, Nikolov, Alioski dhe Trajkovski prej nesër do të jenë në shërbim të seleksionuesit, Igor Angelovski. Në lëndim të lehtë ankohet Darko Velkovski, mirëpo mbrojtësi i Riekës vijon procesin stërvitor.
Ekipi përfaqësues nesër do të stërvitet në orë 10:30 në qendrën "Petar Milloshevski", ndërsa më 30 (e enjte) dhe 31 maj (e premte) stërvitjet janë caktuar nga ora 11:00.