Maqedonia nikoqir i turneut Zhvillimor të UEFA-së për futbollist nën 16 vjeç

Publikuar më 29 Април, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Federata e Futbollit të Maqedonisë në periudhën nga 2 deri më 8 maj do të organizojë Turneun Zhvillimor të UEFA-s për lojtarë nën 16 vjeç (gjenerata 2006).

Përveç ekipit tonë të të rinjve, do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Taxhikistanit, Kosovës dhe Hondurasit.

Ndeshjet nga turneu zhvillimor do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” dhe stadiumin e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Më 3 maj, në ora 11:00, Maqedonia do të luajë kundër Taxhikistanit. Në ndeshjen e dytë të xhiros së parë do të përballen Kosova dhe Hondurasi.

Më 5 maj, në xhiron e dytë të turneut, Maqedonia do të luajë kundër Kosovës (qendra stërvitore “Petar Milosevski”) dhe Hondurasi kundër Taxhikistanit (stadiumi i Makedonija GJP), të dyja ndeshjet do të luhen nga ora 16:00.

Më 8 maj, në xhiron e fundit të programit janë ndeshjet Maqedoni – Honduras nga ora 11:00 dhe Taxhikistan – Kosovë nga ora 17:00 në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”.

Seleksionuesi i përfaqësueses U16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq, ka vendosur që për turneun e ardhshëm të bëj ftesë për këta futbollist:

PORTIERË: Sllave Vrgov (Akademia Pandev), Spasko Ahtarov (Makedonija GJP)

MBROJTËS: Filip Mitev (Akademia Pandev), Andrej Velkov (Akademia Pandev), Anes Meliqi (Shkëndija), Nikola Stojkovski (Shkëndija), Andrej Ljubevski (Rabotniçki);

MESFUSHORË: Martin Jovanovi (Makedonija GJP), Nikola Manojlov (Rabotniçki), Numan Ajetoviq (Vardar), Dario Jakimovski (Makedonija GJP), Flakron Memishi (Shkëndija), Valentin Bçazevski (Nju Stars), Darko Sekovski (Vardar), Maksimilian Dimitrievski (Borussia Munichgladbach, Gjermani), Daniel Kocev (Rabotniçki), Almir Podgradja (Rabotniçki);

SULMUES: Muhamed Elmas (Rabotniçki), Alin Aliji (Vardar), Stefan Mladenovski (Vardar);




   
   
Reprezentacioni A