Publikuar më 26 Јули, 2015 në Lajme, Lajme
Në shortin që u mbajt në Shën Petersburg, përfaqësuesja A e Maqedonisë është tërhequr në grup të vështirë, mirëpo njëkohësisht edhe atraktiv.
Pas Euro kualifikimeve, Maqedonia sërisht do të përballet me Spanjën edhe në eliminatoret për caktimin e udhëtuesve për në Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi. Maqedonia në kuadër të këtyre kualifikimeve për herë të parë do të përballet me Italinë, kundërshtar atraktiv, por jashtëzakonisht i fortë.
“Kemi
marrë rivalë jashtëzakonisht atraktiv, si Spanja dhe Italia, të cilët sigurisht
janë përfaqësuese me rejting shumë të madh. Për rivalë kemi edhe Shqipërinë, Izraelin
dhe Lihtenshtejnin dhe nga këndvështrimi i tanishëm mund të premtoj se
Maqedonia do të luajë guximshëm dhe pa kompleks ndaj gjithëve dhe se do të
luftojmë për tu kualifikuar sa më lartë në tabelë. Startojmë nga vazoja e pestë,
por sigurisht se në të ardhmen do të kërkojmë të gjendemi në të katërtin, por
edhe të tretin. Shpresoj që me punë të palodhshme dhe me arritjen e rezultateve
shumë më pozitive do të shkojmë përpara. Në këtë moment gjithë fokusin e kemi
te ndeshjet e mbetura të këtij cikli kualifikues për Kampionatin Evropian në
Francë”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Lubinko Druloviq.
Nga ana e UEFA-së tani më janë caktuar terminet dhe datat për zhvillimin e gjithë ndeshjeve. Përfaqësuesja e Maqedonisë ka këtë orar:
5. shtator, 2016 v. 20:45. Shqipëri-Maqedoni
6. tetor, 2016 v. 20:45. Maqedoni-Izrael
9. tetor, 2016 v. 20:45. Maqedoni-Itali
12. nëntor, 2016 v. 20:45. Spanjë-Maqedoni
24. mars, 2017 v. 20:45. Lihtenshtejn-Maqedoni
11. qershor, 2017 v. 20:45. Maqedoni-Spanjë
2. shtator, 2017 v. 20:45. Izrael- Maqedoni
5. shtator, 2017 v. 20:45. Maqedoni-Shqipëri
6. tetor, 2017 v. 20:45. Itali- Maqedoni
9. nëntor, 2017 v. 20:45. Maqedoni- Lihtenshtejn