Maqedonia në grup me Portugalinë, Holandën dhe Andorrën për eliminatoret Euro 2026 në futsall

Publikuar më 30 Мај, 2024 Lajme, Fustsall


Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për eliminatoret e UEFA Futsal EURO 2026. 40 pretendentët për të kualifikuar në këtë kompetecion janë ndarë në 10 grupe me nga katër ekipe përfaqësuese, ndërsa Maqedonia është shortuar në grupin 7 së bashku me Portugalinë, Holandën dhe Andorrën.

Ndeshjet eliminatore për eventin Euro 2026 në futsal do të luhen brenda periudhës së dhjetorit 2024 deri në prill 2025.

Letonia dhe Lituania si organizatorë të Euro 2026 kanë siguruar nga një vend automatikisht, ndërsa dhjetë fituesit e grupeve do të kualifikohen në këtë event dhe tetë vendet e dyta në grupë të do të luajnë në play off.

Ndeshjet eliminatore nisin me 9 dhjetor të vitit 2024 dhe mbyllet në prill të vitit 2025. Takimet e play off janë paraparë të luhen ndërmjet periudhës 15 – 24 shtator të vitit 2025.

Kampionati Europian në futsal në Letoni dhe Lituani nis me 18 janar dhe mbaron me 8 shkurt të vitit 2026. 




   
   
Reprezentacioni A