Maqedonia në grup me Anglinë, Italinë, Ukrainën dhe Maltën për kualifikim në EURO 2024

Publikuar më 09 Октомври, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë i ka mësuar rivalët në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.

Maqedonia do të luajë në grupin C me finalistët e fundit të Kampionatit Evropian 2020, Italinë dhe Anglinë. Në grupin tonë është Ukraina, dhe Malta.

GRUPI C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni, Maltë

Maqedonia shpreson në kualifikimin e dytë radhazi, pas asaj në EURO 2020. Në kualifikueset e mëparshme, ekipi ynë përfundoi në vendin e tretë dhe luajti në grup me përfaqësueset e Polonisë, Austrisë, Sllovenisë, Izraelit dhe Letonisë.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski:

“Sfidë për të gjithë ne. Ne morëm grupin më të vështirë të mundshëm. Ndoshta, nëse do të kishim zgjedhur vetë, nuk do të kishim mundur të zgjidhnim kundërshtarë më të fortë. Por ne jemi mësuar tashmë me këtë lloj fati. Morëm finalistët nga Europiani i kaluar dhe favorit absolut për dy vendet e para në grup. Vetëkuptohet që ne do të kërkojmë shansin tonë dhe do të përpiqemi të qëndrojmë konkurrues deri në fund dhe rrethanat objektive do të tregojnë nëse mund të shpresojmë për një renditje të lartë. Grupi është jashtëzakonisht i vështirë dhe po ashtu edhe ndeshjet. Neve na takon të besojmë në vetvete”, tha Milevski.




   
   
Reprezentacioni A