Publikuar më 14 Април, 2022 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë është mposhtur me
rezutlat 3:0 nga Franca U23 në ndeshjen e dytë kontrolluese.
Në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, kundërshtari me meritë arriti një fitore tjetër ndaj lojtarëve tanë.
Dueli i parë i zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve u mbyll me rezultat 5:3 në favor të Francës.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nama Traore në minutën e 18-të. Në minutën e 24-të gol i ri në rrjetën tonë me autor Melanie Anatole, ndërsa shifrat finale 3:0 i vendosi Betgha Houese në minutën e 32-të të ndeshjes.