Maqedonia në futsall, dy ndeshje ndaj Portugalisë

Publikuar më 11 Јануари, 2022 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal me 13 dhe 14 janar në Lisbon do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër Portugalisë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë pranoi ftesë për dy ndeshje nga kampioni i Botës, Portugalia, përfaqësuese kjo që po përgatitet për paraqitje në Kampionatin Europian që do të nis me 19 janar në Holandë.

Përfaqësuesja jonë për në Lisbon niset sot. Të dyja ndeshjet do të luhen në qendrën sportive të federatës së futbollit të Portugalisë.

Në ekipin e Maqedonisë janë ftuar këta lojtarë: Antonio Petrovski, Ivan Stojanovski, Zoran Leveski, Igor Leovski, Darko Rangatov, Jakup Ramadani, Martin Todorovski, Taulant Ismaili, Ivan Kërstevski, Erkan Seferi, Dragan Petroviq, Rexhep Sulejmani, Ferid Agushi, Gjokica Xho Arsovski;

Reprezentuesi jonë Dragan Petroviq do të regjistrojë paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë. Ndeshjen e parë do ta luajmë me 13 janar me fillim në orën 09:00, ndërsa një ditë më vonë ndeshje është programuar për në orën 18:45.  





   
   
Reprezentacioni A