Publikuar më 14 Декември, 2021 në Lajme, Fustsall
Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë nesër (ora
19:00) dhe me 16 dhjetor (ora 17:30) në palestrën Boris Trajkovski do të luajë
dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Malit të Zi.
Seleksionuesi i përfaqësueses tonë, Vasko Skenderovski për dy ndeshjet kontrolluese kundër Malit të Zi do të llogaritë në këto lojtarë:
Portierë: Antonio Petrovski (Proekt Ciko), Vllatko Petrovski (Proekt Ciko), Ivan Stojanovski (Shkupi);
Mbrojtjës: Rexhep Sulejmani (Shkupi), Taulant Ismaili (KF Liqeni, Kosovë), Ferid Agushi (Shkupi), Dragan Petroviq (Shkupi), Berat Ramadani (Arben Bajrami);
Sulmues: Ivan Kërstevski (Proekt Ciko), Aleksandar Gligorov (Zhelezarec), Igor Leovski (Sllavija Praga, Çeki), Martin Mehmedinoviq (Proekt Ciko), Darko Rangotov (Proekt Ciko), Martin Todorovski (Proekt Ciko), Erkan Seferi (Shkupi), Jakup Ramadani (KF Liqeni, Kosovë), Adrijan Micevski (Shtutgart 2020, Gjermani);
Vasko Skenderovski – seleksionues i Maqedonisë në futsal:
- Presim ndeshje interesante kundër Malit të Zi. Ftuam më shumë lojtarë nga kampionati vendor dhe këto janë ndeshje në të cilën do të kenë shansin të gjithë që janë këtu që ta shohim potencialin të cilin e kemi në dispozicion. Rezultati është i rëndësishëm para se gjithash për shkak të ngritje së vetëbesimit para fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.
- Rezultatet e mira nga cikli i fundit eliminatorë na mundësoi që të jemi një shkall më lartë në short dhe ti shmangim para-eliminatoret. Kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjet, ndërsa për ndeshjet e ardhshme besoj se do të jemi të kompletuar me Daniel De Soausan, Xhokica Arsovskin dhe Sedat Ziberin.