Maqedonia në atmosferë të mirë përgatitet për në Kampionat Europian

Publikuar më 27 Мај, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë i ka nisur përgatitjet për Kampionatin Europian. Futbollistët tanë ndodhen në grupën C, aty ku do ti matim forcat me përfaqësueset si Holanda, Austria dhe Ukraina.

Atmosfera në përfaqësuese është e shkëlqyeshme, ndërsa seleksionuesi Igor Angellovski i ka nisur përgatitjet për Europianin që do të nis muajin e ardhshëm.

Mesfushori i përfaqësues së Maqedonisë, Boban Nikollov me padurim e pret paraqitje në Kampionatin Europian dhe beson në forcën dhe karrakterin e bashkëlojtarëve të tij.

“Gjithmonë është privilegj për të mbajtur vesh fanellën e shtetit tënd. Jemi të fokusuar maksimalisht te përfaqësuesja dhe Kampionati Europian. Kemi nisur përgatitje me qëllim të qartë, jemi të përgatitur edhe fizikisht edhe psiqikisht për arritje të reja, jemi të përgatitur që nga fillimi ta gëzojmë Maqedoninë dhe ta bëjmë krenare. Pres që të tregohemi në nivelin më të lartë në Bukuresht dhe edhe njëherë ta gëzojmë publikun tonë. Kjo përfaqësuese posedon forcë dhe karrakter, besoj në aftësitë tona dhe jemi të përgatitur për të dhënë jetën për këtë fanellë. Dhashtë Zoti të jemi të shëndosh e mirë të gjithë, të mos kemi lëndime. Po përgatitemi maksimalisht, kemi nga dy stërvitje në ditë, ajo është normale nëse dëshirojmë të përgatitemi për Kampionat Europian. Bardhi është heroi ynë, do ta kalojë këtë. Ka mbështetje të plotë nga ne, të gjithë së bashku do të shkojmë në Bukuresht”, ka thënë Boban Nikollov.


Futbollisti i Napolit dhe njëri nga më të rëndësishmit te përfaqësuesja jonë, Elif Elmas thotë se Maqedonia do të shkojë në Bukuresht për lojë të mirë dhe për të fituar pikë.

“Jemi të fokusuar vetëm te Maqedonia dhe paraqitja jonë në Kampionatin Europian. Kjo është dëshirë e jetës dhe ëndërr e çdo futbollisti. E dijmë mirë se kundër cilit luajmë, i respektojmë kundërshtarët, por qëllimi jonë është i qartë, shkojmë në Europiant për tu treguar, të arijmë të fitojmë dhe të fitojmë pikë aq sa është e mundur. Të tregojmë se me plotë meritë jemi kualifikuar në këtë event. Jam optimist dhe gjithmonë besoj në rezultate pozitive. Jemi maksimalisht të përgatitur, së bashku me seleksionuesin shpresojmë që do të arrijmë të regjistrojmë rezultate edhe më të mëdha, vetëm të kemi shëndetin. Gjithçka varet nga ne”, ka thënë Elif Elmas. 




   
   
Reprezentacioni A