Publikuar më 03 Јуни, 2024 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë është mundur nga Kroacia me rezultat 3:0 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Rijekë.
Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 10-të kur Majer i gëzoi tifozët në stadiumin “Rujevica” me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë. I njëjti lojtar ka shënuar për 2-0 në minutën e 45-të, ndërsa Pashaliq ka konfirmuar fitoren e kroatëve në minutën e 79-të për shifra finale 3:0.
Përfaqësuesja jonë pati dy mundësi të mira, me anë të Trajkovskit që gjuajti jashtë portës nga një pozicion i shkëlqyer në pjesën e parë dhe Musliut me një goditje me kokë, po në pjesën e parë.
Në vazhdim Maqedonia pati një iniciativë të vogël me tentativat e Atanasov dhe Trajkovskit, por nuk sollën gola.
Maqedonia: Stole Dimitrievski, Visar Musliu, Gjoko Zajkov, Darko Velkovski, Ezgjan Alioski, Stefan Ashkovski, Jani Atanasov, Isnik Alimi, Elif Elmas, Aleksandar Trajkovski, Bojan Miovski;