Maqedonia mundet nga Gjermania në Todor Proeski

Publikuar më 11 Октомври, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka humbur nga favorite Gjermania me rezultat 4:0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022. Kjo ishte humbja e parë e Bllagoja Milevski si seleksionues i përfaqësues tonë.

Gjermanët që nga fillimi i ndeshjes nisën me sulme drejt portës së Dimitrievskit dhe dy raste të mira kishin në minutat e para. Dimitrievski arriti të mbrojë gjuajtjen e Kimihit me kokë, ndërsa goditja e Zules shkoi skaj portës. Futbollistët tanë arritën të stabilizojnë lojën. Elif Elmas harkoi nga rëvënia këndore e djathtë, ndërsa Darko Vellkovski tentoi me kokë, por topi përfundoi jashtë portës. Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Timo Verner para fundit, me shtyllën që ndali gjuajtjen e tij. Maqedonia u kërcënua me Elmasin, kur gjeti hapësirën, por Nojer intervenoi bukur.

Në pjesën e dytë, Gjermania forcoi tempon e lojës dhe e njejta rezultoi me gol me autor Haverc. Sulmuesi Timo Verner në periudhën nga minuta e 70-të dhe në të 74-të arriti të realizojë dy gola, ndërsa Xhamal Musiala vulosi rezultatin final 4:0.


Maqedonia do ti luaj dy ndeshjet e fundit në muajin nëntor kundër Armenisë në transfertë dhe në fushën tonë presim Islandën.

Maqedonia: Stole Dimitrievski, Stefan Ristovski (k) (Stefan Ashkovski), Darko Vellkovski, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Tihomir Kostadinov (Kire Ristevski), Boban Nikollov (Erdal Rakip), Arijan Ademi (Stefan Spirovski), Elif Elmas, Adis Jahoviq (Bojan Miovski), Darko Çurlinov;

Seleksionues: Bllagoja Milevski. 





   
   
Reprezentacioni A