Publikuar më 17 Октомври, 2023 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka mposhtur Armeninë me rezultat 3:1 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Strumicë në stadiumin “Bllagoj Istatov”.
Pavarësisht motit me shi dhe kushteve të vështira të lojës, futbollistët tanë treguan se janë më të mirë se rivalët e tyre.
Ylli i Napolit, Elif Elmas ishte në element edhe pse nuk shënoi asnjë gol në fitoren 3:1, por fillimisht asistoi për Trajkovskin, më pas goditi traversën para se Ristovski të shënonte për 2:0, si dhe asistoi në situatën kur Daci shënoi për rezultat 3:0.
Në fund, skuadra e Blagoja Milevskit pësoi gol një gjuajtje e lirë, me armenët që shënuan golin e nderit në minutën e 94-të.
Seleksionuesi Bllagoja Milevski nga minuta e parë vendosi për tetë ndryshime për dallim nga ndeshja ndaj ukrainasve në Pragë. Shishkovski pati një shans mes shtyllave, para tij luajtën Musliu, Serafimov dhe Iljazovski. Ademi dhe Alimi qëndruan në mesin e fushës, Dimoski në të djathtë dhe Trajkovski në të majtë. Në mesfushë ishte Dimitar Mitrovski, ndërsa në sulm Elmas dhe Milan Ristovski.
Fitorja është e pozitive për Maqedoninë, pasi në nëntor reprezentuesit tanë duhet të paraqiten mirë ndaj Italisë në Romë dhe Anglisë në Shkup.