Publikuar më 10 Октомври, 2024 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur fitore të rëndësishme (0:3) në transfertën në Riga ndaj Letonisë dhe mbetet në pozitën e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve.
Përfaqesuesja e Blagoja Milevskit pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishte kontroll të plotë mbi lojën, tregoi më shumë në fushë dhe me meritë fitoi pikët në Riga.
Atanasov hapi rezultatin në minutën e 35-të, pas aksionit të nisur nga Elmas dhe Miovskit që asistoi.
Maqedonia në të njëjtën mënyrë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, duke kontrolluar posedimin e topit, kurse lojtari që u aktivizua nga bankina, Lirim Qamili bëri një punë të shkëlqyer në zonën e rreptësisë së kundërshtarit në minutën e 70-të për të çuar shifrat në 0:2.
Shifrat finale 0:3 i vulosi Elif Elmas me një supergol të shënuar në minutat shtesë.
Maqedonia tani ka 7 pikë në grup dhe pas tre ditëve përballet me Armeninë në Jerevan.