Publikuar më 11 Октомври, 2019 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Sllovenisë në
eliminatoret për EURO 2020. Përfaqësuesja e jonë triumfoi me rezultat 2:1 në
arenën “Todor Proeski”.
Elif Elmas zhvilloi një ndeshje spektakolare, duke realizuar dy golat për Maqedoninë. Reprezentuesi jonë mposhti Jan Oblakin në minutën e 50-të dhe 68-të. Sulmuesi mysafirëve Iliçiq realizoi gol nga penalltia në minutat shtesë për shifra finale 2:1.
Përfaqësuesja e Maqedonisë dominoi, posaqërisht në pjesën e dytë. Në pjesën e parë arritëm të shënojmë përmes Elmasit në minutën e fundit, por goli u anulua për shkak pozitës jasht loje.
Në fillimin e pjesës së dytë, Elmas realizoi gol pas një kombinimi të bukur që bënë me Pandevin. Sulmuesi i Napolit shënoi për herë të dytë në të 68-tën, pas një aksioni nga Ademi dhe Alioski.
Deri në fund, përfaqësuesja e Sllovenisë nuk kishte shanse, ndërsa tentoi vetëm përmes Iliçiqit, i cili fitoi penallti në minutën e 94-t, të cilën e shndërroi në gol për shifra finale 2:1.
Në grupin ‘G’ eliminatorë, përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia. Polonia është lider i grupit me 16 pikë, ndërsa në vendin e dytë qëndron Austria me 13 pikë të grumbulluara.
Me 13 tetor, përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Polonisë në Varshavë.