Publikuar më 15 Февруари, 2018 në Lajme
Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin bashkë me
presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski dhe zëvendëskryeministrin e Qeverisë së
RM-së, Koço Angjushev edhe zyrtarisht lëshuan në përdordim objektin e ri
kapital të Federarës së futbollit të Maqedonisë – hapsirat e reja për akomodim
për Akademinë e FFM-së dhe përfaqësueset e reja nacionale.
Presidenti
i FFM-së potencoi rolin e UEFA-së në zhvillimin e futbollit të Maqedonisë dhe
relacionet e shkëlqyeshme me asosiacionet ndërkombëtare.
“Në programën tonë, bashkëpunimi i mirë me organizatat ndërkombëtare ishte në mesin e prioriteteve. Posaçërisht jemi krenar për marrëdheniet tona të shkëlqyeshme me UEFA-në dhe FIFA-n. Si federatë e vogël marrim shumë nga miqtë tanë nga UEFA dhe FIFA. Ata janë partnerët tanë. Organizata të cilat vërtet kujdesen në mënyrë të vërtetë për vlerat e futbollit. Organizata që u japing mbështetje të plotë gjithë anëtareve të tyre që kanë qëllim të realizojnë projekte të rëndësishme për sportin tonë”, përfundoi Gjorgjioski.
Aleksandar Çeferin potencoi angazhimet e FFM-së që futbollit i Maqedonisë të hapërojë në rrugë të vërtetë.
“Kam nderin të jem këtu me ju në Shkup, gjithmonë ndjehem mirë këtu. Do të doja të uroj FFM-në, e cila bashkë me UEFA-në bëri projekte të mëdha për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Tre stadiume në vend janë renovuar, duke përfshi këtu edhe arenën “Filipi i Dytë” që priti atë ndeshje fantastike të Super Kupës së UEFA-së ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Maqedonia ka kushte, k a bazë për progres të futbollistëve. Numri i terreneve rritet, infrastruktura zhvillohet, ndërsa së shpejti do të fillojmë projektin e katërt “Hat-trick” të UEFA-së. Futbolli i moshave është prioritet për shumë federate, Maqedonia shkoi një hap para në këtë drejtim. Përfaqësuesja deri 21 vjeç luajti në Kampionat Europian, ndërsa përfaqësueset deri 19 dhe 17 vjeç marrin pjesë në fazën elite të UEFA-së. Gjithashtu, FFM vendosi edhe akademinë për futbollistë të rinjë. Ka talent në këtë vend. Do të doja të paralajmëroj garën e re Ligën e Kombeve, në të cilën Maqedonia gjendet në shans të shkëlqyeshëm në Ligën “D”. Keni grup me futbollistë me përvojë, të mbështetur nga të rinjtë. I kam thënë Ilços, nuk keni më hapsirë për alibi. Maqedonia ka mundësi të mirë të luajë në Kampiona Europian. Maqedonia në aspekt të futbollit është në nivel më të lartë, ndërsa UEFA gjithmonë do të jetë partner i saj”, u shpreh presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin.