Publikuar më 09 Октомври, 2017 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë me fitore bindëse 4:0 përballë Lihtenshtajnit mbylli eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Botëror qe vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi. Në fund ndalemi në vendin e pestë, me 11-të pikë, mirëpo vetëm shkaku i startit të keq të ciklit dhe mungesës së fatit që na ndoqi disa ndeshje me rradhë kur humbnim pikët në minutat e fundit.
Visar Musliu shënoi golin e parë në minutën e 36-të, dy minuta më vonë serinë e golave e vazhdoi Aleksandar Trajkovski. Në pjesën e dytë realizuan Enis Bardhi dhe Arian Ademi.
Maqedonia nisi e orientuar në sulm që nga fillimi, i pari u kanos Pandev që në minutën e dytë, mirëpo goditja e tij u kontrollua nga portieri kundërshtar Jele. Pasuan dy tentime të Bardhit, i dyti nga gjuajtja e lirë që u ndal në murin e gjallë.
Gjatë kohë kërkohej rrjeta e portës së Lihtenshtajnit, që më në fund bunkeri i miqve të thyhej në minutën e 36-të. Alioski harkoi nga këndi, ndërsa Musliu kërcen më së larti dhe me kokë shënon për epërsi 1:0.
Vetëm dy minuta më vonë, aksion i shkëlqyeshëm i sulmit, e njejta lidhje si në Torino, Pandev pason për Trajkovskin, i cili për të tretën ndeshje me rradhë në ekipin përfaqësues gjen rrjetën dhe rrit shifrat në 2:0.
Në pjesën e dytë i pari që u kanos ishte Nestorovski pas asistit të Pandevit, mirëpo gjuajtja e tij shkoi direkt në portierin Jele. Gjithsesi kjo mundësi vetëm paralajmëroi golin e tretë që erdhi katër minuta më vonë. Trajkvoski depërton bukur në të djathtë dhe harkon para portës, ku Enis Bardhi me goditje vole gjen rrjetën për 3:0 dhe gol debutues në përfaqësuesen A të Maqedonisë.
Arian Ademi pas pauzës dy vjeçare u rikthy në teren dhe pas vetëm 6-të minutave lojë prodhoi depërtim fantastik, kur kaloi disa futbollistë kundërshtar para se të godasë saktë për 4:0. Moment i veçantë dhe emotiv për Ademin dhe përfaqësuesen e Maqedonisë. Ishte minuta e 68-të dhe Maqedonia avansonte 4:0. Deri në fund kishim edhe disa mundësi për të shënuar, mirëpo katër gol ishin të mjaftueshëm për gëzim dhe fitore bindëse në fund të kualifikimeve.
MAQEDONI – LIHTENSHTAJN 4:0 (2:0)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Arbitër: Lorent Kopriva (Luksemburg)
Golashënues: Musliu 36’, Trajkovski 38’, Bardhi 66’ dhe Ademi 68’ (Maqedonia).
Kartona të verdhë: Zajkov (Maqedonia), ndërsa Kaufman, Sele dhe Viser (Luksemburgu).
MAQEDONI: Dimitrievski, Ristovski, Musliu, Zajkov, Ristevski, Bardhi (Doriev 76’), Hasani (Elmas 46’), Alioski, Trajkvsoki, Nestorovski, Pandev (Ademi 64’).
LIHTENSHTAJNI: Jele, Kvintans, Malin, Kaufman, Gopel, Polverino, Buhel (M. Sele 80’), Buser, Volfinger (Jildiz 65’), Brandl (Erne 72’), A. Sele.