Maqedonia me dy penallti humbi duelin nga Çekia

Publikuar më 10 Јуни, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë, me dy penallti të akorduara në mënyrë të dyshimtë, humbi nga Çekia me rezultat 2:1 në ndeshjen kontrolluese të luajtur në Hradec Kralove. 


Barak shënoi nga një penallti inekzistente në minutën e 97-të. Golin për Maqedoninë e shënoi Isnik Alimi në minutën e 65-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Moment i diskutueshëm ishte edhe goli i parë nga penallti për vendasit. 


Futbollistët çekë u përplasën në zonën e rreptësisë, Musliu ishte pas kapitenit Soucek dhe pas kontakteve thuajse minimale, arbitri vendosi të tregojë në pikën e bardhë. Epërsinë për vendasit e solli Patrick Schick në minutën e 60-të.


Çekia ishte shumë më aktive në pjesën e parë. Vendasit kërcënuan në fillim me anë të Schick, por topi përfundoi në këndore. Më pas tentoi edhe Hlozek, ndërsa në minutën e 20-të Musliu shpëtoi gol të pastër pas goditjes së Koufal. Në minutën e 31-të Maqedonia kishte rastin e parë serioz kur Isnik Alimi gjuajti, por topi shkoi vetëm në duart e portierit të Çekisë.

Çekia: Stanek; Holesh, Hranach, Krejci; Kufal, Soucek, Hlozek, Provod, Dowdera; Chic, Kuchta;

MAQEDONIA: Dimitrievski; Ashkovski (77' Dimoski), Zajkov (72' Serafimov), Velkovski, Musliu, Alioski (89' Iljazovski), Kostadinov, Alimi, Atanasov; Elmas (89' Qamili), Trajkovski (77' Ristovski);



   
   
Reprezentacioni A