Maqedonia kundër Italisë në balotazhin për KB 2022, Milevski: Italia favorit, por në fushë do të pyetemi edhe ne

Publikuar më 26 Ноември, 2021 Lajme, Lajme


MAQEDONIA kundër ITALISË në ndeshjen e parë të balotazhit për Kampionatin Botëror 2022.

Nëse e fitojmë kampionin në fuqi të Europës, Italinë, për një vend në Katar do të përballemi me fituesin e duelit PORTUGALI – TURQI.

Bllagoja MILEVSKI – seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë:

- Italia është kampion në fuqi i Europës. Kemi respekt për kundërshtarin dhe seleksionuesin e tyre. Shumë herë e kam potencuar se e vlerësojë si seleksionues dhe si trajner. Mendoj se është më meritori për trofeun Kampione Europe. Nnë udhëheqjen e tij, jemi dëshmitarë të një futbolli italian të ri dhe modern, e cila i tejkalon stereotipet të bazuara vetëm në mbrojtje. Luajnë një futboll krejtësisht të ndryshëm dhe kjo i bën gjërat më të vështira për të gjithë kundërshtarët, tani edhe për ne kuptohet. Maqedonia posedon kualitet, jo rastësisht jemi në balotazh dhe do të bëjmë maksimumin për të qenë konkurues edhe në këtë ndeshje.

- Maqedonia tregoi se pa marrë parasysh se ku luan, në shtëpi apo fushë mysafirë, mund të luajë ndaj secilit kundërshtarë. Kuptohet se do të na mungojë mbështetja e publikut, por ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat.

-Në futbollin e sotëm, ‘autsajder’ ka vetëm në letër. E gjithë ajo çka ndodh në fushë është krejtësisht histori tjetër. Sipas rejtingut, Italia është favorit, por në fushë do të pyetemi edhe ne. Gjatë eliminatoreve treguam që kemi cilësi, si të gjitha përfaqësueset tjera që janë në balotazh dhe do të mundohemi ta konfirmojmë.




   
   
Reprezentacioni A