Publikuar më 08 Октомври, 2018 në Lajme, Lajme
Maqedoni-Lihtenshtajn
Liga e Kombeve, Liga D, Grupi 4
13 tetor 2018, ora 20:45
Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’, Shkup.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot nis përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës në Ligën e Kombeve, kundër Lihtenshtajnit më 13 tetor në Shkup dhe Armeninë më 16 tetor në Erevan.
Sulmuesi anësorë, Ivan Triçkovski në duelin e mbrëmshëm ndërmjet AEK Larnaka-s së tij dhe Ermisit në kampionatin e Qipros ka pësuar lëndim (zgjatje të muskulit) dhe është zëvendësuar në minutën e 60-të dhe kjo ka bërë që të mbetet jashta kombinimit për ndeshjet e rradhës. Triçkovski sot do të kryejë testime shtesë, mirëpo gjithsesi aktivizimi i tij në ndeshjet e rradhës është anuluar.
Përfaqësuesja e Maqedonisë seancën e parë stërvitore do ta zhvillojë sonte në orën 19:00 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.