Maqedonia huqte, kundërshtari ndëshkonte, Izraeli fitoi 2:1

Publikuar më 07 Октомври, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga Izraeli në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që vitin 2018 do të mbahet në Rusi.

Në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’ të përzgjedhurit e seleksionuesit Igron Angellovski mund të vuajnë për rastet e humbura. Mungoi realizimi, ndërsa kundërshtari nga dy raste shënoi dy herë.

Në 15-të minutat e para, futbollistët tanë nisën furishëm. Dy super mundësi nuk realizoi kapiteni, Goran Pandev. Në minutën e 22-të nxitje të reja para portës së Izraelit, Nestorovski shënoi, mirëpo goli i anulua për shkak të pozicionit jashtëloje. Ndëshkimi arriti tre minuta më vonë, kur Hemed shfrytëzoi vendosjen e keqe të mbrojtjes tonë dhe shënoi për epërsi 0:1 të miqve. Maqedonia vazhdoi me lojën ofenzive, mirëpo pa realizim. Në minutën e 43-të pas një kundërsulmi, Izraeli me anë të Ben Haim shënoi për 0:2.

Në vazhdim, arritëm të ulim rezultatin e kundërshtarit, mirëpo edhe të humbim disa super mundësi për gol. Nestorovski në minutën e 63-të vendosi rezultatin final 2:1.

Në mundësi të mira u gjetën Alioski dhe Ibraimi, ndërsa rastin më të mirë e ksihte Jahoviq në minutën e tretë të kohës shtesë kur nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë, duke humbur rastin të sjellë një pikë.

Në fund humbje e pamerituar nga Izraeli dhe shumë raste të humbura për gol.

Eliminatoret për kualifikim në KB në Rusi, Grupi G (xhiroja e 2-të)

MAQEDONI – IZRAEL 1:2 (0:2)

(1:0 Hemed 25`; 2:0 Ben Haim 43`; 2:1 Nestorovski 63`)

MAQEDONIA: Bogatinov, Ristevski, Mojsov, Shikov (51’ Ibraimi), Ristovski , Zhuta, Petroviq (46’ Spirovski), Hasani, Alioski, Pandev (76’ Jahoviq), Nestorovski,  Seleksionues: Igor Angellovski;

IZRAELI: Goresh, Dasa, Davidzada, Cedek, Tibi, B. Biton, Golasa, Kohen, N. Biton, Ben Haim, Hamed (75’ Abed);  Seleksionues: Elisha Levi;



   
   
Reprezentacioni A