Maqedonia humbi nga Gjeorgjia në xhiron e tretë të Ligës së Kombeve

Publikuar më 09 Јуни, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë humbi në shtëpi nga Gjeorgjia me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 4 në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia fitoi maksimumin e pikëve, gjithsej 9 nga tri ndeshje, ekipi jonë përfaqësues është në vendin e dytë me katër pikë. Gjibraltari dhe Bullgaria luajtën 1:1 në ndeshjen e sotme të grupit tonë.

Maqedonia ishte ajo që sulmoi në Shkup, sidomos në pjesën e parë, por ne nuk arritëm të realizonim disa mundësi të mëdha.

Ristovski, pastaj Bardhi patën tentativat e tyre, por mbrojtja e Gjeorgjisë bllokoi mirë portën e saj. Më pas në minutën e 17-të Trajkovski bëri një goditje të mirë, por nuk ishte i saktë.

Maqedonia pati rastin më të mirë kur Elmas tentoi pas një kombinimi me Trajkovskin, por Loria u vendos në vendin e duhur. Në minutën e 40-të Elmas pati një mundësi të re, por gjuajtja e tij sërish shkoi në duart e portierit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Gjeorgjia kaloi në epërsi me golin e Zivzivaze, ndërsa dhjetë minuta më vonë Kvaratskelia befasoi Stole Dimitrievskin me një goditje nga 25 metra. Në fund të ndeshjes rezultatin përfundimtar 0:3 e finaliyoi Kiteishvili në minutën e 84-të.





   
   
Reprezentacioni A