Maqedonia humbi kontrolluesen me Azerbejxhanin

Publikuar më 20 Ноември, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë u mposht nga Azerbajxhani me rezultat 1:3 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar sot në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. Përfaqësuesja jonë më e mirë luajti nën pritshmëritë dhe kundërshtari e shfrytëzoi plotësisht ditën e “keqe” të lojtarëve të drejtuar nga Bllagoja Milevski.


Bardhi kaloi në avantazh ekipin, duke realizuar nga penalltia, por Azerbajxhani luajti më mirë dhe fitoi me plot meritë.


Në fillim Maqedonia ishte më e rrezikshme. Në minutën e 6-të Elmas kërcënoi rrezikshëm nga e majta, por pa fat. Pak minuta më vonë një tjetër rast, Elmas krosoi nga këndi, portieri mysafir nuk arriti të kontrolloj topin, ndërsa Nikollov nuk ia doli në portën e zbrazët.


Elmas ia doli mirë në zonën e rreptësisë dhe përfitoi penallti. 


Bardhi ishte i sigurt për epërsinë 1:0 të Maqedonisë.


Në minutën e 38-të, Azerbajxhani barazoi në 1:1, pasi Jafarguliev goditi shumë saktë në këndin e majtë. Deri në fund të pjesës parë, të dyja skuadrat patën nga një rast të madh, veçanërisht ai i Nestorovskit, por gjuajtja e tij me kokë ishte e pasaktë.


Në minutën e 52-të mbetëm me një lojtar më pak. Nikollov mori kartonin e dytë të verdhë, pra të kuq, dhe Maqedonia mbeti me një lojtar më pak në fushë.


Këtë e shfrytëzoi Azerbajxhani, të cilët në minutën e 65-të shënuan gol për 1:2. Pas goditjes nga këndi, Gurbanli arriti të gjejë rrjetën tonë me kokë.


Maqedonia ishte në mbrojtje, mysafirët sulmonin, kërcënonin dhe ne mundoheshim të barazojmë rezultatin nga kundërsulmi, në minutën e 75-të u barazuan forcat në fushë. Hagverdi mori kartonin e kuq direkt, pasi bëri një start josportiv ndaj Etemit.


Milevski futi në lojë tre lojtarë të rinj, Babunskin, Dimoskin dhe Bejtullai në vend të Elmasit, Ristovskit dhe Ashkovskit.


Në minutën e 80-të Jani Atanasov dërgoi një “bombë” drejt portës së mysafirëve, por e njejta u ndal nga traversa, ndërsa në minutën e 83-të në lojë hyri Martin Mirçevski, duke bërë debutimin i tij në përfaqësuesen A.


Një gjuajtje të fortë pati edhe Enis Bardhi, por sërish ishte traversa që mohoi golin për Maqedoninë. Ndërkohë në anën tjetër pranuam golin e tretë me Shejdaev që fiksoi shifrat 1:3. 


Ndeshja kontrolluese:


MAQEDONI – Azerbajxhan 1:3 (1:1)


Arena “Todor Proeski” në Shkup. Gjyqtar: Jorgi Enea (Shqipëri). Golashënuesit: Bardhi (p) 25. (MAQ), Jafarguliev 38., Gurbanli 65., Shejdaev 88. (AZE). Kartonë të verdhë: Nikollov, Elmas (MAK), Mustafazade, Mahmudov (AZE). Kartonë të kuq: Nikollov 52. (MAQ).


MAQEDONI: Shishkovski, Ashkovski (78. Bejtullai), Serafimov, Musliu, Ristovski (78. Dor. Babunski), Dav.Babunski (56. Etemi), Bardhi, Nikollov, Elmas (78. Dimoski), Nestorovski (55. Atanasov) , Doriev (83. Mirçevski).


Seleksionues: Bllagoja Milevski.


AZERBEJXHANI: Magomedaliev, Hagverdi, Mustafazade, Hasanalizade, Jafarguliev (82. Salahdi), Almeida (82. Aliyev), Mahmudov, Kokchu (59. Emreli), Isaev (59. Yamulov), Shejdaev, Gurbanli.


Seleksionues: Gianni de Biasi.



   
   
Reprezentacioni A