Maqedonia humb nga Mali i Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia

Publikuar më 25 Март, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka humbur 1:0 nga Mali i Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në Antalia të Turqisë. 

Pjesa e parë në stadiumin “Mardan” të Antalias u dominua nga ne, por fatkeqësisht në fund të pjesës së parë u ndëshkuam.

Rastin e parë për gol e kishim me Miovskin në minutën e 6-të. Loja e mirë e ekipit tonë vazhdoi. Elmas tentoi nga rreth njëzet metra, por malazezët i shpëtoi portieri. Elmas pati dy tentime të tjera në pjesën e parë.

Enis Bardhi pati një tentativë të rrezikshme nga gjuajtja e lirë. 

Para pushimit, Mali i Zi kishte dy goditje nga këndi. Malazezët na ndëshkuan për mungesën e efikasitetit në fund të pjesës së parë. Golin e shënoi Stevan Jovetic, i cili në minutën e 45-të me kokë e çoi topin në rrjetën e Dimitrievskit pas një goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë u bënë shumë zëvendësime. Trajkovski zuri vendin e Elmasit. Në pjesën e dytë rast patën Ristovski, Dimoski, Mitrovski, Serafimov dhe Qamili, por nuk patëm mundësi më serioze për të barazuar rezultatin.



   
   
Reprezentacioni A