Maqedonia humb nga Austria 3:1

Publikuar më 13 Јуни, 2021 Lajme


Disfatë nga Austria me rezultat 3:1 në debutimin tonë në Kampionatn Europian. Kishim rezultat të mirë, kishim 1:1 deri në minutën e 78-të, por pastaj u shënua dy gola nga Gregoriç dhe Arnautoviq për të na dhënë disfatën. Kapiteni Goran Pandev në minutën e 28-të e dha golin për Maqedoninë.

Maqedonia këtë pasdite ishte e përkrahur nga 5.000 tifozë në Bukuresht.

Por gjithsesi nuk ka dëshprim, kemi ndeshjen me Ukrainën dhe pastaj me Holandën.

Filluam mirë, ishim tëvendosur mirë. Në fillim të ndeshjes Austria nuk arrinte ta gjej veten, ndërsa ne ishmi ekipi që dominuam. Por ashtu si kalonte koha, kundërshtari ishte edhe më i mirë. Në minutën e 18-të Zabicer krosoi bukur drejt zonës tonë, ndërsa Lajner dërgoi topin në rrjetën tonë për epërsi 1:0 të Austrisë. 4 minuta më vonë, Kaljxhik tentoi, por Dimitrievski arriti të mbrojë.

Reagimi i Dimitrievskit ishte sikur motiv për djemtë tanë të cilët kishin mbështetjen e 5.000 tifozëve në arenën e Bukureshtit. Ajo dha fryt në minutën e 28-të kur pas një gabimi në mbrojten e Austrisë, Pandev shënoi golin historik për Maqedonnë për 1:1. Goli i parë në KE për Maqedoninë dhe i 38-ti për Pandevin.

Pjesën e dytë e nisëm me shumë agresivitet. Në minutat e para treguam guxim sportiv. Në minutën e 62-të, Enis Bardhi jep një top të mirë për Nikollovin, me këtë të fundit që del ballë përballë me portierin kundërshtarë, por nuk arrin që të realizojë. 2 minuta më vonë, Dimitrievski intervenon bukur nga gjuajtja e Arnautoviqit.

Në minutën e 78-të, Austria avansoi për 2:1 me golin e Gregoriçit, i cili mori një asist nga Alaba. Gjithsesi kjo nuk ishte e gjitha, pasi Arnautoviq në minutën e 90-të realizoi për shifra finale 3:1, duke në bërë që të debutojmë me disfatë në këtë event madhor.

AUSTRI – MAQEDONI 3:1 (1:1)

Arena nacionale në Bukuresht. Arbitër: Andreas Ekberg (Suedi).

Golashënues: Lajner 18’, Gregoriç 78’, Arnautoviq 90’ (AUS), Pandev 28’ (MKD)

Kartona të verdhë: Lajner (AUS), Trajkovski, Aliosi (MKD)

AUSTRIA: Bahman, Alaba, Baumgarner (58’ Gregoriç), Dragoviq (46’ Linhart), Hintereger, Kalajxhik (59’ Arnautoviq), Lajmer (90’ Baumgarlinger), Lajner, Zabicer, Shlager (90’ Ilsenker), Ulmer.

MAQEDONI: Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, (86’ M. Ristovski), Nikollov (63’ Bejtullai), Ademi, Bardhi (82’ Triçkovski), Alioski, Elmas, Trajkovski (63’ Kostadinov), Pandev. 




   
   
Reprezentacioni A