Maqedonia humb duelin me Austrinë

Publikuar më 11 Јуни, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë pësoi disfatë nga Austria me rezultat 1:4 (1:1) në ndeshjen e xhiros së 4 në kualifikueset për EURO 2020. Austria dominoi gjatë gjithë takimit dhe me plot meritë i fitoi tre pikët në përballjen e zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Që nga fillimi mysafirët startuan me të gjitha forcat për të gjetur golin. Në minutën e parë, Dimitrievski shpëtoi portën nga gjuajtja e Arnautoviqit. Portieri i përfaqësueses tonë shpëtoi edhe në tre raste tjera në pjesën e parë. Në minutën e 18-të austriakët shënuan autogol për epërsi 1:0 të Maqedonisë. Hintereger me kokë realizoi në rrjetën e tij. Në ato momente ne kishim edhe një rast të shkëlqyer me Goran Pandevin për të rritur epërsinë në 2:0, por kapiteni jonë nuk arriti që të realizojë.

Gjithsesi deri në përfundim të pjesës së parë, Austria arriti që të barazojë përmes Lazaros në minutën e 39-të, ndërsa mysafirët goditën edhe shtyllën në të 44-të me anë të Sabitcerit.

Në pjesën e dytë, Austria imponoi edhe një ritëm më të fortë dhe gjithë ajo rezultoi me tre gola në rrjetën e përfaqësueses tonë.

Arnautoviq nga penalltia rriti epërsinë për Austrinë në 2:1, kapiteni i austriakëve në të 82-tën me golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje e konfirmoi fitoren, ndërsa shifrat finale 1:4 i vendosi Lejkersi në minutën e 86-të. 




   
   
Reprezentacioni A