Maqedonia fiton transfertën ndaj Gjibraltarit

Publikuar më 05 Јуни, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë mori fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 4 në Ligën e Kombeve. Kapiteni Bardhi dhe Boban Nikollov ishin golashënuesit për ekipin tonë.

Në minutën e 20-të, Enis Bardhi hapi rezultatin. Pas një goditje nga këndi, kapiteni ynë mori topin nga krahu, kaloi mirë mbrojtjen dhe me gjuajtje perfekte çoi topin në rrjetë.

Maqedonia dominoi në pjesën e parë. Aleksandar Trajkovski shënoi në minutën e 5-të, por në momentin e pasimit sulmuesi ynë ishte ende në pozicion jashtë loje dhe dhe goli u anulua. Tre minuta më vonë Bardhi i jep një top të mirë Milan Ristovskin, por gjuajtja e këtij të fundit u ndal nga traversa.. Mundësinë e vetme vendasit e kishin në minutën e 18-të, mirëpo për fatin tonë të mirë Valerino nuk goditi si duhet dhe topi përfundoi jashta rrjetës.

Në pjesën e parë merituam një epërsi bindëse edhe Spirovski pati një goditje të mirë, por rezultati mbeti 0:1.

Në pjesën e dytë, trajneri Milevski bëri pesë zëvendësime. Nuk patëm shanse serioze për të shënuar deri në minutën e 78-të, kur Bojan Miovski gjuajti nga një pozicion i mrekullueshëm, por pa sukses.

Në minutën e 84-të Boban Nikollov e konfirmoi fitoren tonë. Mbrojtja vendase reagoi keq në zonën e saj të rreptësisë dhe Nikollov ndjeki nga afër dhe shfrytëzoi mos kordinimin e portierit Koling me një nga mbrojtësit e Gjibraltarit, duke shënuar për 0:2.

Portieri Dejan Iliev dhe mbrojtësit Todor Todorovski dhe Nikola Serafimov debutuan për përfaqësuesen tonë më të mirë në ndeshjen e Gjibraltarit.

Pas dy xhirove nga grupi 4 i Ligës C të Kombeve, Maqedonia ka katër pikë. Më tej është ndeshja në Arenën “Todor Proeski” në Shkup kundër Gjeorgjisë më 9 qershor nga ora 20:45.

MAQEDONIA: 12. Dejan Iliev, 2. Todor Todorovski, 6. Visar Musliu, 7. Elif Elmas (65` David Babunski), 8. Ezgjan Alioski (65` Stefan Ashkovski), 9. Aleksandar Trajkovski (57` Bojan Miovski), 10. Enis Bardhi, 15. Nikolla Serafimov, 16. Boban Nikollov, 19. Milan Ristovski (57` Dorian Babunski), 20. Stefan Spirovski (46` Kire Ristevski);




   
   
Reprezentacioni A