Publikuar më 13 Септември, 2023 në Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë pas barazimit me Italinë ka regjistruar një rezultat tjetër pozitiv, duke mposhtur në transfertë me rezultat 2:0 përfaqësuesen e Maltës.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Bllagoja Milevski imponuan lojën e tyre që në fillim të ndeshjes, e shtypën kundërshtarin në gjysmë dhe shënuan dy gola deri në pjesën e parë, duke zgjidhur kështu çështjen e fituesit dhe duke arsyetuar rolin e favoritit.
Mjaftuan vetëm 5 minuta për të hapur rezultatin. Elmas ka shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyer asistimin e Bardhit, bëri gjithcka mirë në zonën e rreptësisë dhe ka arriti të tund rrjetën e kundërshtarit për avantazhin 1:0 të Maqedonisë.
Në minutën e 41-të të ndeshjes, mbrojtësi Jovan Manev godet me kokë, pas krosimit nga këndi që i bëri kapiteni ynë, për avantazhin 2:0 të Maqedonisë.
Në vazhdim reprezentuesit tanë luajtën në mënyrë të zgjuar, nuk e lejuan kundërshtarin të kërcënojë portën tonë.
Kjo është fitorja e dytë e përfaqësueses tonë në këto eliminatore.