Maqedonia fiton kundër Izraelit për vendin e tretë në eliminatoret 2020

Publikuar më 19 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Maqedonia me fitore 1:0 kundër Izraelit i mbylli eliminatoret për EURO 2020 në vendin e tretë. Për përfaqësuesen tonë është rezultati më i mirë i arritur në histori të eliminatoreve.

Maqedonia sonte në arenën “Todor Proeski” luajti shkëlqyeshëm, krijoi shumë raste dhe shënoi një gol përmes Boban Nikolov në minutat shtesë, që në fund doli vendimtar për fitore.

Filluam shumë mirë. Që në minutat e para, Bardhi dhe Elmas kishin raste të mira për epërsi. Për fat të keq, nuk arritëm që ti thyejmë mysafirët që në fillim. Pas asaj faze ofanzive, filloi loja të qetësohet. Pas një pauze të shkurtë, në minutën e 17-të, Kostadinov kishte rast të mirë, pastaj në të 37-tën Bardhi me një “bombë” goditi tranversën. Po prisnim golin, ndërsa ai do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Nikolov pas një rrëmuje, arriti ta dërgojë topin në rrjetë për gëzim në arenën “Todor Proeski”.

Në pjesën e dytë në pozicion ideal ishte Vlatko Stojanovski, por për pak nuk arriti që të realizojë. Ndërkohë Dimitrevski ishte në krye të detyrës, kur Natkho gjuajti fortë në drejtim të golit tonë. Në vijim futbollistët tanë dominonin, kishim edhe disa raste për 2:0, por nuk arritëm që ti realizojmë. Kostadinov kishte rastin e fundit për të ngritur epërsinë.

MAQEDONI – IZRAEL 1:0 (1:0)

Arena “Todor Proeski”. Shikues: 7.000. Arbitër: Paolo Valeri (Itali). Golashënues: Nikolov 45+1. Kartona të verdhë, MAQEDONI: Bardhi, Nikolov; IZRAEL: Glazer, Saba, Menahem, Dabur.

MAQEDONI: Dimitrievski, Ristovski, Musliu, Velkovski (72. Zajkov), Ristevski, Kostadinov, Nikolov, Bardhi, Pandev (79. Avramovski), Elmas, Stojanovski (63. Nesterovski).

IZRAEL: Harush, Tibi, Biton, Glazer, Dasa (41. Dgani), Elmkies (59. Haziza), Natkho, Mehahem, Dabur, Zahavi, Saba (68. Vajsman). 




   
   
Reprezentacioni A