Maqedonia fiton Kampionin e Europës, Italinë!

Publikuar më 25 Март, 2022 Lajme


Përfaqëseusja e Maqedonisë ka bërë senzacion, pasi mundi kampionët e Evropës, Italinë me rezultatin 1:0 në ndeshjen gjysmëfinale të play off-it për Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa pamje të njejta edhe në pjesën e dytë me italianët që sulmuan gjatë gjithë kohës, mirëpo mbrojtja e përfaqësueses së vendit ishte në nivel të detyrës.

Kur të gjithë menduan se takimi do të shkonte në vazhdime, atëherë në skenë del Trajkovski i cili me një goditje nga distanca shënon golin e fitores i cili i siguron Maqedonisë finalen e plej-ofit për Katar 2022.

Kështu Maqedonia të martën do të përballet me Portugalinë në finalen e plej-ofit, me këtë të fundit që mundi Turqine me shifrat 3:1. 





   
   
Reprezentacioni A