Maqedonia fiton bindshëm ndaj Lihteshtajnit

Publikuar më 28 Март, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka fituar kundër Lihteshtajnit në ndeshjen e xhiros së 2-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror. Në arenën “Todor Proeski” në Shkup, përfaqësuesja jonë më e mirë triumfoi me rezultat të thellë 5:0. Enis Bardhi i zhbllokoi shifrat e këtij takimi, Aleksandar Trajkovski ralizoi dy gola, ndërsa në listën e golashënuesve u përfshinë edhe Elif Elmas e Ilija Nesterovski.

Përfaqësuesja e Maqedonisë kishte rastin e parë që në minutën e 5-të përmes Goran Pandevit, por goditjën e kapiteni e priti mirë portieri kundërshtarë, Buhel.

Enis Bardhi në minutën e 7-të realizoi një supergol për Maqedonisë. Reprezentuesi jonë, realizoi nga gjuajtja e lirë, duke hapur kështu rezultatin e këtij takimi.


Katër minuta më vonë, Enis Bardhi sërish nga gjuajtja e lirë tentoi, por kësaj radhe portën e Lihteshtajnit e shpëtoi tranversa.

Deri në fund të pjesës së parë, përfaqësuesja jonë kishte dominim të plotë në lojë, tentime kishte nga ana e Pandevit, Elmasit e Trajkovskit, por nuk arritëm që të rritim epërsinë.

Rast të mirë kishte Pandev në minutën e 47-të. Stefan Ristovski dhuroi një top në zonën e rreptësisë për Pandevin, por gjuajtja e këtij të fundit përfundoi mbi portën e mysafirëve.

Aleksandar Trajkovski në minutën e 51-të realizoi për 2:0. Bardhi dhuroi një top në zonën e kundërshtarëve, mbrojtja e Lihteshtajnit nuk intervenoi mirë, ndërsa sulmuesi jonë çoi topin në rrjetën e Buhelit.

Dy minuta më vonë, Aleksandar Trajkovski shënoi golin e dytë personal për rezultat 3:0.


Pas një ore lojë, Maqedonia kishte avantash 4:0. Elif Elmas ishte i pandalshëm para portërs së mysafirëve dhe realizoi për avantazh bindës.

Në minutën e 82-të në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Ilija Nesterovski i cili nga penalltia realizoi golin për rezultat 5:0.

Maqedonia: 1. Stole Dimitrievski, 4.Kire Ristevski, 6. Visar Musliu, 7. Marjan Radeski, 8. Ezgjan Alioski (66’ Stefan Ashkovski), 9. Aleksandar Trajkovski (66’ Ferhan Hasani), 10. Goran Pandev (58’ Ilija Nesterovski), 13. Stefan Ristovski (58’ Egzon Bejtullai), 17. Enis Bardhi (58’ Boban Nikollov), 20. Stefan Spirovski, 21. Elif Elmas;

Seleksionues: Igor Angellovski 





   
   
Reprezentacioni A