Publikuar më 04 Јуни, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja e
Maqedonisë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Kazakistanit dhe me plot
meritë mori fitore bindëse me rezultat 4:0 në kuadër të ndeshjes së fundit
kontrolluese para nisjes për në Bukuresht.
Përfaqësuesja jonë ishte bindshëm më e mirë se kundërshtari, dominoi në 90-të minuta dhe me meritë fitoi ndeshjen. Ezgjan Alioski e hapi rezultatin në minutën e 35-të, duke shënuar nga pika e bardhë. Në minutën e 57-të, Tihomir Kostadinov në mënyrë përfekte dhuroi një asist për Triçovskin, me këtë të fundit që ngriti epërsinë në 2:0. Mian Ristovski ishte autor i golit të tretë, ndërsa shifrat finale 4:0 i vendosi Darko Çurlinov në minutën e 76-të.
MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 4. Kire Ristevski, 6. Visar Musliu, 7. Ivan Triçkovski, 8. Ezgjan Alioski, 10. Goran Pandev, 13. Stefan Ristovski, 15. Tihomir Kostadinov, 16. Boban Nikollov, 20. Stefan Spirovski, 21. Elif Elmas;
Jankov, Shishkovsi, Bejtullai, Ademi, Trajkovski, Velkovski, Stojanovski, Radeski, Avramovski, Çurlinov, Ristovski;
KAZAKISTAN: 1. Stas Pokatinov, 2. Segrei Maliu, 5. Islambek Kuat, 7. Ruslan Valiulin, 8. Ashkat Tagibergen, 9. Aleksei Shetkin, 10. Serikzan Muzhikov, 13. Azar Nurgaliev, 18. Erkin Tapalov, 21. Abzal Baubekov, 22. Aleksandar Maroçkin;
Seisen, Kasim, Tejkenov, Bajtana, Murtazajev, Sjumbajev, Nusarbajev, Dairov, Gabishev.