Maqedonia fiton bindshëm Lihteshtajnin

Publikuar më 08 Октомври, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka marrë fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Lihteshtajnit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022. Në stadiumin Rejnpark të Vaduzit, përfaqësuesja jonë dominoi ndeshjen dhe në asnjë moment nuk e diskutoi fitoren.

Darko Vellkovski në minutën e 40-të ishte autor i golit të parë për Maqedoninë. Në pjesën e dytë realizuan Alioski në të 66-të nga penalltia, Nikollov në të 74-të dhe Çurlinov në të 83-tën vulosi shifrat finale në 4:0.

Përfaqësuesja jonë tashmë ka 12 pikë në grupën me Gjermaninë, Armeninë, Rumaninë, Islandën dhe Lihteshtajnin.

MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 4. Kire Ristevski, 13. Stefan Ristovski (Erdal Rakip), 14. Darko Vellkovski (Gjoko Zajkov), 20. Stefan Spirovski, 5. Arijan Ademi (70’ Stefan Ashkovski), 8. Ezgjan Alioski (70’ Boban Nikollov), 7. Elif Elmas, 11. Darko Çurlinov, 9. Aleksandar Trajkovski, 19. Milan Ristovski (61’ Bojan Miovski); 







   
   
Reprezentacioni A