Publikuar më 11 Ноември, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshje të shkëlqyeshme kundër Armenisë në Jerevan.
Kemi marrë fitore 5:0 dhe në xhiron e fundit të eliminatoreve për Botërorin
2022 kundër Islandës duhet vet të vendosim për balotazhin. Islanda mbeti e
pamposhtur nga Rumania në xhiron e 9-të dhe Maqedonia për momentin mban pozitën
e dytë në grup.
Enis Bardhi zhvilloi një ndeshje përfekte në Jerevan. Kapiteni jonë realizoi het-trik. Aleksandar Trajkovski e hapi rezultatin, ndërsa në listën e golashënuesve u përfshi edhe Milan Ristovski.
Përfaqësuesja jonë dominoi plotësisht ndaj Armenisë. Në minutën e 22-të, Stefan Ashkovski depërtoi bukur nga e djathta në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve dhe asistoi për Trajkovski që realizoi për epërsi të Maqedonisë.
Deri në fund të pjesës së parë rritëm epërsinë me Bardhin. Futbollisti i Levantes shënoi nga 20 metra për rezultat 2:0.
Në minutën e 66-të, Hambarxhumjan ndali me faul Bardhin në zonën e rrezikut, arbitri akordoi penallti, ndërsa të njejtën në gol e shndërroi Bardhi për shifra 3:0.
Milan Ristovski në minutën e 79-të solli rezultatin bindës 4:0, ndërsa në minutën e fundit, Bardhi shënoi për të finalizuar rezultatin 5:0.
Në përfaqësuesen e Maqedonisë debutuan Jani Atanasov dhe Todor Todorovski.