Maqedonia fiton 2:0 në testin kundër Rabotniçkit

Publikuar më 17 Февруари, 2021 Lajme


Të përzgjedhurit e seleksionuesit të Maqedonisë, Igor Angellovski për mini kampin arritën që të fitojnë 2:0 ndaj Rabotniçkit në ndeshjen kontrolluese e cila u zhvillua sot në fushën pranë FFM-së në Shkup.

Kjo ndeshje ishte një kontrollë e mirë dhe takim interesant në të cilin seleksionuesi kishte hapësirë për të parë potencial eventual për ndeshjet e përfaqësueses në të ardhmen.

Golin e parë për të përzgjedhurit e Angellovskit e shënoi Dorievi në minutën e 15-të. Ndërkohë golin e dytë e gjeti Fati Ismaili në minutën e 65 për rezultat final 2:0 për ekipin e seleksionuesit Igor Angellovski.

Përfaqësuesja: Zahov, Kitanovski, Manev, Liçina, Ashkovski, Totre, Radeski, Stoilov, Doriev, D. Elezi, Cvetanovski.

Luajtën edhe: Jankov, Timovski, Sheji, Ismaili, A. Elezi, Adem, Stankovski, Gjorgjievski, Ibishi.

Rabotniçki: Mustafa, Ristevski, Kirovski, Gjorgjeviq, Pecov, Stojkov, Todorovski, Ristovski, Stojkoski, Gjurgjeviq, Stankovski.

Luajtën edhe: Gerasimovski, Zekiri, Zuka, Lazarov, Angelov, Rushtu, Maksimov, Petkovski, Jeftoski, Prelçec. 





   
   
Reprezentacioni A