Maqedonia fitoi 2:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Durrës

Publikuar më 25 Октомври, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Përfaqësuesja e femrave U17 të Maqedonisë me fitore dhe vendin e parë, përfundoi turneun kualifikues në Durrës në kuadër të ligës B për Kampionatin Evropian 2023, që do të mbahet në Estoni.

Në xhiron e fundit, përfaqësuesja e udhëhequr nga Katerina Mileska arriti të merr fitore 2:0 ndaj Moldavisë.

Lojtaret tana arritën të thyejnë rezistencën e kundërshtarit në 10 minutat e fundit. Në minutën e 79-të, Ibrahimi me meritë ia doli që Maqedonia të kalojë në epërsi për 1:0. Tre minuta më vonë, Ilievska shënoi gol për shifrat finale 2:0.

Në ndeshjen e dytë të grupit tonë, Kosova ka shënuar një tjetër fitore bindëse me 6:0 ndaj Shqipërisë.



   
   
Reprezentacioni A