Maqedonia femrat U 19 do luajnë me Italinë në duelin e turneut kualifikues

Publikuar më 18 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Përfaqësuesja U 19 e femrave të Maqedonisë do të luajë tre ndeshje kundër moshatareve të Italisë, Uellsit dhe Republikës së Iralndës së Veriut në turneun për kualifikim në fazën elite për kualifikimet e Kampionatit Europian për vajza të moshës deri 19-të vjeç. Ndeshjet luhet në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ dhe në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në lagjen Maxhari të Shkupit.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Astrit Merko për ndeshjet e këtij turneu kualifikukes do të llogarisë në këto futbolliste:

Portiere: Viktoria Pançurova (Tiveria), Magdalena Lekoska (Top Gol);

Mbrojtëse: Pavlinka Nikollovska (Tiveria), Tamara Jankoska (Top Gol), Anita Gocevska (Tiveria), Biljana Kitanova (Top Gol), Vesna Tanevska (AS Junajted);

Mesfushore: Hirstina Kirova (Tiveria), Viktoria Ignjatovska (Istatov), Jana Çubrinoska (Istatov), Aleksandra Milanovska (Reçica), Aleksandra Simonoska (AS Junajted), Natalija Stojçevska (Top Gol), Rosana Dineva (Tiveria), Elma Shemsoviç (AS Junajted);

Sulmuese: Mila Talevska (Atletiko), Anastasija Mitrevska (Reçica), Yllza Maksuti (AS Junajted).

Përfaqësuesaj U 19 e femrave të Maqedonisë ndeshjen e parë e luan sot në orën 14:30 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ kundër R. se Irlandës, ndërsa në termin të njëjtë në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ luajnë Italia dhe Uellsi. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A