Maqedonia (femrat) pësojnë humbje nga Letonia

Publikuar më 12 Јули, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra ka humbur me rezultat 2:1 nga Letonia në xhiron e parafundit të grupit 2 (Liga C) në kualifikueset për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Zvicër në vitin 2025.

Të përzgjedhurat e seleksionuesit Aleksandar Andov nuk arritën për herë të dytë në këto kualifikime të festojnë fitore ndaj kundërshtarit, i cili bëri një lojë të mirë dhe me meritë shënoi fitoren me gol në momentet e fundit të takimit.

Autore e golit të parë të takimit të sotëm ishte Poluhovica në momentet e fundit të pjesës së parë, duke shfrytëzuar në maksimum pakujdesinë tonë në mbrojtje.

Golin për barazimin e rezultatit e shënoi Natasha Andonova me një goditje të bukur nga distanca në kohën shtesë.

Me një gol në sekondën e fundit të ndeshjes, Shevcova finalizoi shifrat 2:1 për Letoninë. 

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy ekipeve përfaqësuese, Maqedonia fitoi 4:3 në udhëtim.

Maqedonia: Kabakçi, Paneska, Nikolovska, Milçevska, Nedeva, Andrevska, Mustafa, Naceva, Markovska, Andonova, Maksuti;

Seleksionues: Aleksandar Andov;



   
   
Reprezentacioni A