Publikuar më 31 Мај, 2024 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra ka barazuar 1:1 ndaj Moldavisë në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 2 në Ligën C për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Zvicër në vitin 2025.
Futbollistet tona ishin kundërshtari më i mirë në fushë, por nuk arritën të shfrytëzonin disa mundësi të mira shënimi.
Më 4 qershor, në stadiumin Zumru në Kishinau, me fillim nga ora 19:00, na pret një ndeshje e re me të njëjtin kundërshtar në xhiron e 4-të të eliminatoreve.
Pas 45 minutave të para, Maqedonia ishte kundërshtari që kishte iniciativën dhe posedimin e topit, Moldavia ishte i fokusuar në mbrojtje dhe tentoi të kërcënonte portën tonë përmes kundërsulmeve. Ekipi jonë rrezikoi portën e kundërshtarit në disa raste, por pa finalizim. Më të dalluarat në fushë ishin Yllza Maksuti, Marjana Naceva dhe kapitenja Natasha Andonova.
Në vazhdim të takimit, Maqedonia arriti të kaloj në epërsi 1:0 me anë të Yllza Maksutit në minutën e 52-të.
Gëzimi i futbollisteve tona ishte i shkurtër sepse në minutën e 55-të Moldavia arriti të barazojë rezultatin me Tabur.
Eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian (femra);
Qendra stërvitore "Petar Milloshevski";
Grupi 2 (Liga C);
MAQEDONI - MOLDAVI 1:1 (0:0)
Maqedonia: Berna Kabakci, Ane Bosheska, Pavlinka Nikolovska, Yllza Maksuti, Aleksandra Markovska, Natasha Andonova, Marjana Naceva, Elena Paneska, Lençe Andrevska, Simona Majer, Ana Milçevska;
Në pankinë: Viktoria Pançurova, Kristina Pavloska, Lora Sulejmani, Vesa Sela, Kristina Mojsoska, Hava Mustafa, Afrodita Salihi, Radica Velkova, Edina Mehmedi, Hristina Joshevska, Ikmete Limani, Elena Petrovska;
Seleksionues: Aleksandar Andov;