Publikuar më 21 Јуни, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë me disfatë nga Holanda në
arenën “Johan Krojf” e mbylli aventurën në Kampionatin Europian. Përfaqësuesja
jonë humbi ndeshjen me rezultat 3:0 në ndeshjen e fundit të kapitenit tonë
Goran Pandev.
Për Goran Pandevin kjo ishte ndeshja numër 122 me fanellën e Maqedonisë. Me duartrokitje nga të gjithë në stadium u largua nga stadiumi në Amsterdam.
Përfaqësuesja e Maqedonisë arriti të çoj topin në rrjetën e Holandës në minutën e 12-të, por gëzimi u ndërpre për shkak se arbitri tregoi se Ivan Triçkovski ishte në pozicion jashtë loje.
Në minutën e 22-të, Aleksandar Trajkovski pas një topi që pranoi nga Goran Pandev, goditi nga distanca, por sërish nuk kishim fat, pasi shtylla shpëtoi holandezët nga goli.
Në minutën e 24-t, Holanda avansoi për 1:0. Ne ishim në sulm, ndërsa Blind bëri një start kundër Pandevit, por arbitri nuk akordoi asgjë dhe në këtë situatë Malen dhe Depaj kaluan në kundërsulm, ndërsa Depaj shënoi në rrjetën tonë. Edhe pasi shqyrtoi situatën në sistemin VAR, arbitri rumun nuk e ndryshoi vendimin.
Holanda kishte një rast shumë të mirë në minutën e 37-të, por Stole Dimitrievski arriti të mbrojë gjuajtjen e Dufris.
Në minutën e 50-të, Ivan Triçkovski shpëtoi Maqedoninë nga goli i dytë, pasi De Liht goditi me kokë, ndërsa Triçkovski pastroi topin në vijën fatale.
Gjithsesi, vetëm një minutë më vonë, Holanda avansoi në 2:0. Vajnaldum ishte autor i golit.
Në vijim Enis Bardhi tentoi nga gjuajtja e lirë, por portieri Stekelenburg ishte në nivelin e duhur.
Vetëm disa minuta më vonë, Depaj dhe Vajnaldum ishin sërish në rolin kryesor, ndërsa Vajnaldum shënoi golin e tretë për Holandën.
Në minutën e 67-të, Verhost goditi shtyllën e Dimitrievskit, ndërsa në të 73-tën për shkak të pozicion jashtë loje u anulua goli i Darko Çurlinovit.
Në minutën e 69-të, Goran Pandev u zëvendësua dhe mori shumë ovacione nga publiku dhe të pranishmit në fushën e gjelbërt.