Publikuar më 17 Октомври, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Në periudhën nga 17 deri më 22 tetor 2022 FFM është nikoqire e turneut zhvillimor të UEFA-s për femra deri në 15 vjeç, në të cilin përveç ekipit tonë përfaqësues, marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, Rumanisë dhe Çekisë.
Në ditën e parë të turneut, përfaqësuesja U15 e femrave të Maqedonisë fitoi Kosovën me rezultatin 4:0. Autor të golave për Maqedonisë ishin Teona Galabovska e cila shënoi dy golat e parë dhe Nastasja Nastova e cila rriti epërsinë në 3:0 dhe më pas në 4:0.
Në ndeshjen e dytë, Çekia ishte më e mirë se Rumania, me rezultat identik 4-0.
Në listën e seleksionuesit Jovica Bllazheski për pjesëmarrje në këtë turne janë ftuar këta futbolliste:
Portiere:
Angela Bllazheva, Anja Petrushevska
Mbrojtje:
Aleksandra Ristevska, Jovana Jovanoska, Iskra Smilevska, Mila Stojanovska, Tamara Neshkovska, Mihaela Markovska
Mesfushore:
Teodora Nastova, Kanita Emini, Teona Galabovska, Eva Veliçkovska, Mila Paneva, Sara Atanasovska, Jovana Petrovska
Sulmuese:
Tajna Grozdanoska, Melanija Grozdanova, Andrea Kolovska, Antonija Spirkoska
Ndeshjet e radhës:
Maqedoni - Rumani - 19.10.2022 (e mërkurë) - ora 12.00 / Qendra stërvitore FFM
Kosovë - Republika Çeke - 19.10.2022 (e mërkurë) - ora 12:00 / Stadiumi Maxhari
Maqedoni - Republika Çeke - 22.10.2022 (e shtunë) / Qendra stërvitore FFM
Kosovë - Rumani - 22.10.2022 (E shtunë) / Stadiumi Maxhari
Hyrja në stadiume është falas.
Të gjitha ndeshjet transmetohen drejtpërdrejt në platformën TV FFM: tv.ffm.mk