Maqedonia e femrave zhvilloi dy ndeshje kontrolluese ndaj Malit të Zi

Publikuar më 03 Декември, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra ka luajtur dy ndeshjet kontrolluese kundër Malit të Zi në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Në duelin e parë kontrollues, Maqedonia ka shënuar fitore me rezultat 3:2. Simona Mejer, Gentiana Roçi dhe Yllza Maksuti ishin golashënueset për Maqedoninë.

Në ndeshjen e dytë kontrolluese, Mali i Zi ka shënuar fitore 5:1. Goli i vetëm për ekipin tonë e shënoi Yllza Maksuti. 

Përfaqësuesja jonë më e mirë e femrave më 21 shkurt ndaj Kosovës në shtëpi fillon paraqitjen në edicionin e ri, të dytë radhazi të Ligës së Kombeve 2025.

Përveç Maqedonisë dhe Kosovës, në grupin 6 të divizionit C është edhe Letonia.




   
   
Reprezentacioni A