Maqedonia e femrave së bashku në grup me Kosovën dhe Bullgarinë në Ligën e Kombeve

Publikuar më 02 Мај, 2023 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra në shortin e UEFA-s i mësoi kundërshtaret në grup për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurencën e femrave.

Lojtaret tona më të mira në shortin e Nyonit u shortuan në grupin C5 së bashku me Bullgarinë dhe Kosovën. 

Përfaqësuesja e drejtuar nga seleksionuesi Kiril Izov ndodhet në devisionin C në Ligën e Kombeve dhe shorti i sotëm vendosi të jetë pjesë e grupit të vetëm të përbërë nga vetëm tre përfaqësuese.

C1: Maltë, Moldavi, Letoni, Andorra;

C2: Turqi, Luksemburg, Lituani, Gjeorgji;

C3: Azerbajxhani, Mali i Zi, Qipro, Ishujt Faroe;

C4: Izraeli, Estonia, Kazakistani, Armenia;

C5: MAQEDONI, Kosovë, Bullgari;

Fituesit e grupeve sigurojnë automatikisht ngjitjen në divizionin B, ndërsa tre përfaqësueset më të mira të vendeve të dyta i presin duelet e play-off-it me tre përfaqësueset më të mira të vendeve të treta nga Divisioni B.




   
   
Reprezentacioni A