Maqedonia e femrave pëson disfatë minimale nga Bullgaria

Publikuar më 22 Септември, 2023 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra ka regjistruar humbje minimale nga Bullgaria në xhiron e parë të grupit 5 në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e seleksionuesit Kiril Izov nuk arriti t'i shfrytëzojë mundësitë, kundërshtari kaloi herët në epërsi dhe arriti të mbajë avantazhin minimal deri në fund të ndeshjes.

Të dyja përfaqësueset zhvilluan një ndeshje emocionuese me shumë luftë dhe dëshirë për të fituar. Mysafirët nga Bullgaria u treguan më specifik dhe arritën të festojnë një fitore të merituar.

Shënues i golit të vetëm për fqinjin tonë lindor ishte Stankova në minutën e 4-të të takimit.

Në xhiron e radhës në Ligën e Kombeve, që do të luhet në nëntor, përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra do të përballet me përfaqësuesen e Kosovës.

Maqedonia: Pançurova, Milçevska, Kolarvoska, Eftinxhioska, Andreevska, Semshovic, Andonova, Dervishi, Roçi, Maksuti;

Seleksionues: Kiril Izov;





   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A