Publikuar më 09 Април, 2024 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra ka pësuar humbje nga Sllovenia në ndeshjen e xhiros së dytë në grupin C të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” Sllovenia fitoi me rezultat 5:0.
Futbollistet sllovene e justifikuan rolin e tyre të favoritit në këtë ndeshje pasi siguruan avantazhin 2:0 që në pjesën e parë.
Golat për mysafirët shënuan Kaja Korošec në minutën e 23-të dhe Mateja Zver në minutën e 29-të. Në pjesën e parë, ekipi jonë pati dy mundësi përmes Gentiana Roçit dhe Pavlina Nikolovskës. Portieria Pancurova pati disa ndërhyrje të mira në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë golin e shënoi Lara Prashnikar në minutën e 56 për 0:3, ndërsa dy golat e fundit për sllovenet i shënuan Kajba dhe Kolbl në minutën e 84 dhe 88.
Në ndeshjen hapëse në grup, përfaqësuesja e Maqedonisë mori fitoren në transfertë ndaj Letonisë me rezultat 4:3.
Maqedonia: 1. V. Pancurova, 16. V. Nedeva, 20. I. Limani, P. Nikolovska, 15. E. Panevska (53' Petrovska), 14. M. Naceva (70' Shopov), 8. A. Markovska, 10. N. Andonova, 4. R. Velkova (46' Mustafa), 9. Y. Maksuti, 7. G. Roci;
Seleksionues: Aleksandar Andov;