Publikuar më 05 Април, 2024 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja e femrave të Maqedonia e ka nisur me fitore xhiron hapëse të Ligës së Kombeve ndaj Letonisë në transfertë.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra festoi fitoren 4:3 ndaj Letonisë në Riga.
Në ndeshjen debutuese të seleksionuesit Aleksandar Andov, ekipi jonë më e mirë e femrave ka marrë fitoren e parë në startin e edicionit të Ligës së Kombeve.
Maqedonia shënoi tre gola në pjesën e parë për epërsinë 3:1, pasi Mixone shënoi golin e epërsisë për letonezët në minutën e 7-të.
Gentiana Roçi barazoi 1:1 në minutën e 17-të, pasoi autogol i vendasve dhe Natasha Andonova shënoi në minutën e 32-të për 3:1.
Golin e katërt për përfaqësuesen tonë e shënoi Milevska në minutën e 69-të për rezultat 4:2. Shifrat përfundimtare u vendosën në minutën e 76-të.