Maqedonia e 68 në ranglistën e FIFA, renditja më e mirë nga viti 2010

Publikuar më 04 Април, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka shënuar ngritje të re në ranglistën e FIFA-s dhe tashmë mban pozitën e 68-të. Kjo pozitë është më e mira për Maqedoninë që nga viti 2010. Pas fitores ndaj Letonisë dhe barazimin me Slloveninë, ekipi përfaqësues shënon kërcim prej tre pozitave në raport me renditjen e muajit të kaluar.

Ngritjen më të madhe në listën e re e ka bërë Izraeli që kërcen tetë pozita dhe mban vendin e 84, ndërsa rënien më të madhe e ka Austria që humb 11 pozicione dhe tash gjendet në vendin e 34 në ranglistën e FIFA-s.

Nga grupi ynë kualifikues Polonia është e 20-ta, Austria e 34-ta, ndërsa Sllovenia mban vendin e 63-rë. Pas neve janë Izralei (84) dhe Letonia (134).

Në top 10 gjenden Belgjika, Franca, Brazili, Anglia, Kroacia, Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka. 



   
   
Reprezentacioni A