Maqedonia do të luaj finale për kualifikim në EURO 2021, fitore 2:1 ndaj Kosovës

Publikuar më 08 Октомври, 2020 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë është kualifikuar në finalen e play-offit të Ligës së Kombeve ku  për një vend në EURO 2021 do të përballet me Gjeorgjinë, pasi sonte në stadiumin "Todor Proeski" fituam 2:1 Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale. 

Ndeshja në Shkup nisi shkëlqyeshëm për Maqedoninë, kur pas një aksioni të mirë Stefan Ristovski godet, ndërsa topi i debijuar nga Kololi përunfon në rrjetë dhe pas 16-të minutave lojë ishim në epërsi 1:0. 

Barazimi erdhi në minutën e 29-të kur Hadergjonaj realizoi për 1:1 pas reagimit jo të duhur të përfaqësueses tonë. 

Për pauzë të qetë u kujdes Darko Velkovski në minutën e 33-të, pas një super harkimi të Enis Bardhi.

Deri në fund nuk pati ndryshim dhe fitorja çon Maqedoninë në finalen e play offit të Ligës së Kombeve ku në nëntorë do të përballemi si mysafirë me Gjeorgjinë. 

Nëse Maqedonia kalon Gjeorgjinë, në Kampionatin Europian do të jemi në grup me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë. 



   
   
Reprezentacioni A