Maqedonia bindshëm 3:0 mundi Bjellorusinë

Publikuar më 28 Март, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë shënoi fitore 3:0 në ndeshjen kontrolluese me Bjellorusinë e zhvilluar në stadiumin nacional në Shkup. Ekipi më i mirë reprezentues zhvillojë lojë shumë cilësore, dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe me meritë shënoi fitore bindëse.

Stefan Spirkovski shënoi golin e parë në fanëllen e ekipit përfaqësues, duke sjellë epërsi 1:0 për Maqedoninë në minutën e 40-të. Pjesa e dytë vazhdoi të dominojë, duke sjellë dy gola tjerë me anë të kapitenit Goran Pandev. Fillimisht në minutën e 61 Triçkovski asiston para portës ku Pandev realizon për 2:0. Ndërkohë në minutën e 70-të kapiteni nis kundërsulm, duke hapur lojën në të majtë, ndërsa Alioski asiston në mënyrë të përkryer me Pandevin që me kokë shënon për 3:0.  


MAQEDONI-BJELLORUSI 3:0 (1:0)

Ndeshje kontrolluese/Arena nacionale në Shkup

Golashënues: 1:0 – Stefan Spirkovski (40`), 2:0 – Goran Pandev (61`), 3:0 – Goran Pandev (69`);

MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrivski 4. Kire Ristevski, 5. Daniel Mojsov, 6. Vançe Shikov, 8. Ezgjan Alioski (Çurlinov 83`), 9. Aleksandar Trajkovski (Ivan Triçkovski 56`), 10. Goran Pandev (Dushko Trajçevski 73`), 13. Stefan Ristovski, 17. Ostoja Stjepanoviq (Besart Ibraimi 83`), 20. Stefan Spirovski (Toshevski 78`), 23. Ilija Nestorovski (Muzafer Ejupi 78`);

BJELLORUSIA: 1. Aleksander Hutar, 2. Stanislay Drahun, 5. Janis Palijakov, Siarhej Paliçeviç (Stavish), 8. Pavel Savitcski, 9. Ihar Stasheviç, 14. Jurij Kendish, 15. Siarhej Kishljak, 17. Mihail Sivakov, 20. Vital Radionov (Sihoviç 59), 23. Valocko;

Darko Çurlinov kaloi rekordin e Sulejmanovit. Futbollisti i ri i Kelnit bëhet reprezentuesi më i ri që ka debutuar në përfaqësuesen A. Seleksionuesi Angellovski e inkuadroi në lojë në minutën e 82-të në vedn të Ezgjan Alioskit. Me 16 vite dhe 8 muaj, Çurlinov rënoi rekordin e deritashëm që mbahej nga Taulant Sulejmanov me 17 vite dhe 6 muaj.



   
   
Reprezentacioni A