Maqedonia barazon pa gola ndaj Rumanisë

Publikuar më 08 Септември, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka barazuar pa gola kundër Rumanisë në ndeshjen e zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në kuadër të xhiros së 6-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2022 në Katar.

Me 9 pikë të grumbulluara, dy më pak se vendi i dytë Armenia dhe një pikë më pak se Rumania, përfaqësuesja jonë mban gjall shpresat për vendin e dytë në grup.

Në pjesën e parë, Maqedonia kishte nën kontroll lojën dhe bënim presion në zonën e kundërshtarit, duke dominuar edhe në posedimin e topit (59-41), por për fat të keq nuk arritëm që të realizojmë.

Darko Çurlinov dhe Tihomir Kostadinov në 20 minutat e para kishin rastet e mira për të shënuar gol, por nuk arritën të finalizojnë.

Në minutën e 22-të, Soresku kishte një rast të mirë për rumunët, por Dimitrievski reagoi shkëlqyeshëm.

Elif Elmas në minutën e 34-t ishte në pozicion të mirë për të na çuar në epërsi, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Rumanisë, Nica.


Në pjesën e dytë, Maqedonia ishte e para që kërcënoi portën e kundërshtarit. Në të 48-tën, Enis Bardhi goditi nga gjuajtja e lirë, por e njejta u bllokua nga futbollistët mysafir.


Në minutën e 51-të, Elif Elmas në mënyrë shumë të mirë parakaloi dy futbollistë të Rumanisë dhe gjuajti fortë, por sërish Rumaninë e shpëtoi Nica.

Razvan Marin në minutën e 72-të gjuajti nga distanca, por Dimitrievski arriti që të mbrojë. Në minutat në vijim, Jahoviq dhe Bardhi tentuan që të gjejnë rrjetën e rumunëve, por i vëmendshëm ishte gardiani mysafirë.


Deri në fund të ndeshjes, të dyja përfaqësueset luajtën me shumë kujdes, të dy seleksionuesit bënë 8 zëvendësime në total, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Përfaqësuesja e Maqedonisë fitoi pikën e parë në ndeshjet eliminatore ndaj Rumanisë.

MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 6. Visar Musliu, 14. Darko Vellkovski (64’ Kire Ristevski), 8. Ezgjan Alioski, 13. Stefan Ristovski (78’ Aleksandar Trajkovski), 20. Stefan Spirovski, 10. Enis Bardhi (90’ Stefan Ashkovski), 7. Elif Elmas, 21. Tihomir Kostadinov, 11. Darko Çurlinov (78’ Boban Nikollov), 19. Milan Ristovski (65’ Adis Jahoviq); Seleksionues: Bllagoja Milevski.

RUMANIA: Nica, Ratiu, Kirikesh, Nedelsearu, Kamora, Stançu, Nedelku (63’ Marin), Cicadlau, Man, Markoviq (63’ Kordea), Soresku (74’ Marin); Seleksionues: Mirel Radoi. 





   
   
Reprezentacioni A