Maqedonia barazon në kontrolluesen me Slloveninë

Publikuar më 01 Јуни, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka barazuar ndaj Sllovenisë në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në arenën “Todor Proeski”. Para 10.000 spektatorëve, të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski e mbyllën takimin me barazim 1:1.

Futbollistët tanë lëshuan fitoren në sekondat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa përfaqësuesja jonë dominoi në fushë, kishte iniciativën, por pa rast serioz për gol. Përfaqësuesja e Maqedonisë avansoi për 1:0 falë golit të bukur të Elif Elmasit, i cili mori një krosim përfekt nga Ezgjan Alioski. Kundërshtari arriti që të shpëtojë nga disfata në minutën e 96-të, me Crnigoj që realizoi për sllovenët për barazim 1:1.

Kontrolluesen e dytë para nisjes për në Bukuresht, përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë të premten, me 9 qershor kundër Kazakistanit në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 17:00.

MAQEDONIA: 2. Egzon Bejtullai, 14. Darko Vellkovski, 6. Visar Musliu, 13. Stefan Ristovski, 16. Boban Nikollov, 5. Arijan Ademi, 8 Ezgjan Alioski,  21. Elif Elmas, 9. Aleksandar Trajkovski, 10. Goran Pandev;

Triçkovski, Kostadinov, Avramovski, Ristevski, Hasani, Çurlinov;

SLLOVENIA: 1.Jan Oblak, 3. Jure Belkovec, 5. Jon Stankoviq, 7. Josip Iliiqiq, 8. Sandi Lovriq, 9. Andrazh Shporar, 14. Jasmin Kurtiq, 17. Miha Mevla, 20. Petar Stojanoviq, 21. Leo Shtulac, 23. Jan Mlakar;

Jurçeviq, Belec, Sheshko, Crnigoj, Bijol, Bohar;  





   
   
Reprezentacioni A